LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Ne kemi mundur ta heqim taksën në këmbim të liberalizimit të vizave, por vepruam ndryshe

Abrashi: Ne kemi mundur ta heqim taksën në këmbim të liberalizimit të vizave, por vepruam ndryshe

Zyrtari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka përmendur disa nga arsyet që sipas tij taksa ka dhënë efekt në raport me Serbinë.

Abrashi, që ishte pjesë e Qeverisë Haradinaj, në “Debat Plus” më Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Amerika në dialog është përfshirë për shkak të vendosjes së taksës.

“Amerika nuk ka qenë e përfshirë në dialog. Dialogun e ka drejtuar kryesisht Komisioni Evropian, me të cilin nuk është arritur asgjë. Ne me taksën kemi futur në bisedime edhe Amerikën”.

Ai ka thënë se Kosova ka aplikuar reciprocitet me Serbinë edhe në të kaluarën por nuk ka pasur asnjë përfitim, përcjell Telegrafi.

Abrashi thotë se taksa ishte vendim i drejtë dhe i mençur dhe sipas tij këtë do ta dëshmojë koha.

“Ne kemi mundur ta heqim taksën në këmbim të liberalizimit të vizave, por koha do ta tregojë se kemi bërë një potez shumë të mirë që nuk e kemi larguar”, tha ai.

Zyrtari i AAK-së thotë se asnjë masë apo veprim nuk ka dhënë efekt sa vendosja taksës në sensibilizimin e qytetarëve për produktet serbe.

Abrashi thotë se po të mos ishte aq e dëmshme taksa, Brnabiqi [kryeministrja e Serbisë] nuk do të fliste për taksën në fjalën e parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori