LAJMI I FUNDIT:

Abrashi çmon punën e mësimdhënësve dhe mjekëve gjatë viteve të 90-ta

Abrashi çmon punën e mësimdhënësve dhe mjekëve gjatë viteve të 90-ta

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vizituar të mërkurën shtëpinë e Shaban Sfircës, në të cilën ka qenë e vendosur ambulanca dhe më pas materniteti “Nëna Terezë” në Kodrën e Trimave, gjatë viteve të 90-ta.

Abrashi ka thënë se çmon kontributin e familjes Sfirca dhe shumë familjeve tjera në lagjen e Kodrës së Trimave, të cilat kanë qenë në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë viteve të 90-ta.

Ai tha se këto shtëpi do ta kenë përkujdesjen e komunës sepse janë simbol i rezistencës së popullit Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, nën udhëheqjen e presidenti historik Ibrahim Rugova.

Abrashi gjatë bisedës me familjarët Sfirca dhe personelin e atëhershëm shëndetësor, potencoi se në këtë shtëpi janë realizuar mbi 20 mijë lindje dhe personali mjekësor kanë punuar në kushte jashtëzakonisht të vështira në kohën e okupimit.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën tha se një pjesë të veçantë të kësaj historie të bujshme por edhe unike ishte hapja e Maternitetit në vitin 1996 në Kodrën e Trimave, në një objekt që enkas për këtë e ndërtoi veprimtari Shaban Sfirca.

“Nga kjo kohë, Materniteti gjeti përkrahjen e bashkatdhetarëve tanë, e gjeti përkrahjen e qytetarëve, përkrahjen e lagjes së Kodrës së Trimave dhe përkrahjen e popullit të Kosovës. Puna e tyre e pashoq e profesioniste, sjellja njerëzore bëri që Kosova në tmerret e dhunës dhe të okupimit të organizoj një fushë të veçantë të kujdesit shëndetësor. Materniteti në Kodrën e Trimave është simbol i lindjes së mijëra foshnjave, të cilat sot janë burra e gra të Kosovës”, tha Abrashi.

Ai potencoi se mjekët dhe personeli shëndetësor me punë dhe orvatje të jashtëzakonshme ishin natë e ditë në mbrojtje të jetës, nëpërmjet asistimeve të lindjes së nënave dhe të fëmijëve të tyre, në kushte minimale, por me përkushtim dhe profesionalizëm.

Abrashi ka thënë se pa kontributin e mjekëve, mësimdhënësve dhe personalit tjerët shtetëror të angazhuar 90-ta, do ta kishim vështirë të mbajmë frymën e rezistencës për liri, që atëbotë drejtohej nga Presidenti Rugova. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori