Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi ka mohuar mundësinë e ndonjë koalicioni eventual të partisë së tij me partitë në pushtet.
“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk i duhet koalicion paraprak me partitë në pushtet, pasi çdo ditë e më shumë po gjënë mbështetje nga qytetarët e vendit, të cilët janë të bindur se qëndrimet politike të AAK-së si një opozitë e fortë, janë në përputhje të vazhdueshme me interesat e vendit”, ka shkruar Abrashi.
“Energjitë tona, puna jonë, angazhimi dhe vizioni ynë është në funksion të rritjes dhe fuqizimit të AAK-së. Orientimi ynë politik asnjëherë nuk do të jetë në shërbim të matematikave që dëmtojnë të ardhmen e vendit dhe shkojnë në shërbim të interesave të ngushta partiake për pushtet. Ne synojmë të qeverisim me Kosovën, bazuar në një mentalitet të ri udhëheqës i cili buron nga vullneti i qytetarëve të Kosovës për ndryshim”.
Abrashi thotë se “përtej çdo lloj sondazhi dhe vlerësimit të analistëve, gjendja në terren dëshmon për një rritje drastike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.
“Tash kur vërehet kjo rritje e AAK-së, dalin zëra të qëllimshëm kinse ne kemi arritur marrëveshje paraprake për koalicion me PDK-në . Kjo bëhet për ta zbehur rritjen tonë në terren. E vërteta është se ne kemi koalicion parazgjedhor vetëm me NISMA-n dhe se gjithçka që flitet përtej kësaj është e pa qëndrueshme”.
“Në hyjmë në këto zgjedhje që të dalim të parët. Vetëm në këtë rast do të vendosim se më kë do të bëjmë koalicion, duke u bazuar në përputhshmëritë programore dhe objektivat e përbashkëta për zhvillimin e vendit”.
“Qytetarët e Kosovës sot nuk mund të manipulohen nga askush, as nga shpifjet e as nga konspiracionet e orkestruara. Ne e kemi dëshmuar se jemi të pathyeshëm, sa herë që është në pyetje interesi i vendit, andaj qytetarët e kanë kuptuar se një fitore e jona në radhë të parë do t’i shërbej interesit për fuqizimin e shtetit tonë, të cilin në masë të madhe po e rrezikon koalicioni qeverisës me marrëveshje të dëmshme, me veprime dhe mosveprime”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'