Pronari i Chelseat, Roman Abramovich po planifikon që të takohet me zyrtar të lartë të skuadrës së Juventusit.

Pas emërimit të ish-trajnerit të Juves, Antonio Conte, si trajneri i ri Chelseat, Abramovich dëshiron të forcojë më tej marrëdhëniet ma kampionin italian.


Sipas Tuttoport, Chelsea duan të diskutojnë të ardhmen e të huazuarit e Chelseat te Juve, Juan Cuadrado si dhe dyshen e Bianconerëve, Paul Pogba dhe Leonardo Bonuccit.

Nga ana e tyre, Juve janë të prirur që të shqyrtojnë mundësinë e nënshkrimit me Eden Hazard, Willian dhe Oscar. /Telegrafi/

telegrafi sport app