LAJMI I FUNDIT:

Abraham thyen heshtjen dhe tregon nëse do të rikthehet te Chelsea

Abraham thyen heshtjen dhe tregon nëse do të rikthehet te Chelsea

Tammy Abraham po kalon vitin e tij të dytë në elitën e futbollit italian Serie A me fanellën e Romës.

Por e ardhmja e anglezit vazhdimisht vazhdon të diskutohet dhe ka shkrime të panumërta për rikthimin e tij të mundshëm në Angli.

Është përfolur shumë për rikthimin e Tammy Abraham në Londër te Chelsea, derisa lojtari ka thyer heshtjen dhe më në fund ka folur për një temë të tillë.


25-vjeçari ka thënë se është i lumtur në kryeqytetin italian, por ka lënë të nënkuptohet se nuk do të ishte kundër rikthimit në Stamford Bridges.

“Kurrë mos thuaj kurrë në futboll. Megjithatë, për momentin, vëmendja ime është e përqendruar te Roma. Nuk kam filluar të mendoj për diçka tjetër përveçse të jem këtu dhe të bëj më të mirën”.

Abrahami ka tre opsione në Ligën Premier, përfshirë edhe Manchester Unitedin
Lexo po ashtu Abrahami ka tre opsione në Ligën Premier, përfshirë edhe Manchester Unitedin

“Rikthimi te Chelsea? Nuk jam person që nxitohem. Ndoshta do të qëndroj te Roma për dhjetë vitet e ardhshme, ndoshta jo. Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes”, deklaroi sulmuesi anglez.

Chelsea ka klauzolë rikthimi për ta blerë Abrahamin në verën e këtij viti prej 80 milionë euro.

Megjithatë interesim për të ka shprehur edhe Manchester United dhe Aston Villa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori