LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: Të hiqet taksa, është kërkesë e Amerikës që na e do të mirën

Abdullahu: Të hiqet taksa, është kërkesë e Amerikës që na e do të mirën

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke shpenzuar energji me mos-largimin e taksës ndaj Serbisë.

Ndaj, për të, tash ka ardhur koha që gjërat në këtë drejtim të ndryshojnë.


“Dy zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Amerikane kanë ardhur për të na thënë që të hiqet taksa. Tani kur kemi kërkesën amerikane, jo të Rusisë dhe Serbisë, por të miqve tanë, po na thonë direkt që të hiqet taksa si premisë që të vazhdojë dialogu”, ka thënë Abdullahu.

“Është urgjencë që të hiqet taksa, sepse po na e thotë dikush që na e do të mirën. Taksat janë pengesë, ato duhet të hiqen. Në asnjë variant nuk mund të akuzohet askush për antiamerikanizëm lidhur me këtë”.

Abdullahu ka thënë në Info Magazine në klankosova se koalicioni qeverisës ka probleme të mëdha dhe se vendi është në krizë për shkak të kësaj qeverie.

“Qeveria aktuale nuk bën asgjë sa i përket veriut të Kosovës. Atje është kaos edhe më i madh se që ka qenë. Atë që po e kundërshton kryeministri aktual – që nuk ka ndarje, me mos-bërje asgjë po çon ujë në mullirin e shkëmbimit të territoreve”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori