LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: LVV dhe LDK ta kuptojnë që mospajtimi ndërmjet tyre po i shkakton dëm krejt Kosovës

Abdullahu: LVV dhe LDK ta kuptojnë që mospajtimi ndërmjet tyre po i shkakton dëm krejt Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu duke iu referuar mosmarrëveshjes ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me bashkëqeverisje tha se duhet shumë moral politik dhe vetëdije shoqërore që të merren vesh.

Abdullahu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se LVV dhe LDK duhet ta kuptojnë që mospajtimi ndërmjet tyre po i shkakton dëm krejt Kosovës.


Lexoni të plotë postimin e Abdullahut:

“Edhe një herë për mos marrëveshjen LV – LDK

Duhet shumë moral politik e vetëdije shtetndërtuese që të merreni vesh.

Së pari do të duhej që ta kuptoni se mospajtimi ndërmjet jush po i shkakton dëm krejt Kosovës. Por ju keni kuptuar diçka tjetër, që po ju konvenon. Ju e keni kuptuar se kalimi i kohës nuk po e rrezikon atë që keni fituar, por po e shton mundësinë që ta fitoni pa mund atë që nuk e keni fituar me vota. Që krejt kjo marrëzi e juaj të mos kuptohet kështu si e thash unë, ju e keni perfeksionuar me urgjencë zejen e akuzës së ndërsjellë. Sa më të suksesshëm në akuza ndaj njëri tjetrit, aq më shumë po e zgjatni kohën brenda të cilës ju rritni gjasat të fitoni më shumë. Aq po jau u nin juve që Kosova dhe krej qytetarët po humbin. Ju e dini që keni fituar, prandaj s’po ju ngutet, vetëm që të fitoni më shumë. Si sot si nesër mundësitë nuk ua merr askush, kalimi i kohës po ua rrit ato. Qytetari ua dha votën, nëse vazhdoni kështu ai duhet tua marr mundësinë, por ju jeni bindur si duket se kjo është e pamundur.

Sa shpejt u bëtë të pa marrun vesh e kërkoni që qytetari t’i marr vesh mos marrëveshjet e juaja”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori