LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: Gjykata Supreme refuzoi ankesën e Doganës, drejtësia erdhi në vend

Abdullahu: Gjykata Supreme refuzoi ankesën e Doganës, drejtësia erdhi në vend

Në vitin 2013, Dogana e Kosovës kishte shkëputur kontratën me Baki Automobile, me arsyetimin se kjo kompani nuk i kishte ofruar Doganës gomat e markës që ishin kontraktuar.

Por gati 6 vite më pas, Gjykata Supreme ka vendosur përfundimisht në këtë rast.


Baki Abdullahu, pronar i kompanisë “Baki Automobile” ka shkruar në Facebook, se Gjykata Supreme i ka dhënë të drejtë kësaj kompanie, duke refuzuar ankesën e Doganës.

“E Plotësuar me datë 08.01.2019 nga: GJYKATA SUPREME E KOSOVËS me nr.E.Rev.nr.37/2018 ku kërkesa e tyre gjithashtu REFUZOHET SI E PABAZUAR. Pas kërkesës së Doganës e cila kishte shkuar në revizion. Ky proces ka zgjatur mbi 5 vite. Përfundimisht, drejtësia është vendosur në anën e duhur. Aktgjykimi i gjykatës është përfundimtar dhe i përmbarueshëm”, ka shkruar Abduallahu në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar familjarë miq dhe konsumator,

Sic mund të jeni të njoftuar, Baki Automobile dhe Dogana e Republikës së Kosovës kishin nënshkruar kontratë për Servisim dhe mirëmbajtje të automjeteve të tipit Volksëagen e cila nga Dogana e Kosovës me datë 16 dhjetor 2013 ishte shkëputur një anëshëm pa asnjë paralajmërim me arsyetimin se ne nuk i kishim ofruar Doganës gomat e markës së kontraktuar.

E Plotësuar me datë 08.01.2019 nga: GJYKATA SUPREME E KOSOVËS me nr.E.Rev.nr.37/2018 ku kërkesa e tyre gjithashtu REFUZOHET SI E PABAZUAR.

Pas kërkesës së Doganës e cila kishte shkuar në revizion.

Ky proces ka zgjatur mbi 5 vite. Përfundimisht, drejtësia është vendosur në anën e duhur. Aktgjykimi i gjykatës është përfundimtar dhe i përmbarueshëm.

Gjykata e Apelit me datën 24/09/2018 në rastin Ae.nr.188/2016 ka vërtetuar plotësisht Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me numër I.C.nr. 49/2016 duke e obliguar doganën që ta paguaj gjithë dëmshpërlibimin në emër të fitimit të humur, dëmshpërblimin në emër të borxhit kontraktues dhe dëmshpërblimin në emër të kthimit të garancionit bankar kamatë vonesën si dhe shpenzimet gjyqësore.

Dogana e Republikës së Kosovës „shkeljen“ e kontratës nga ana jonë e kishte bërë publike, lajmi kishte marrë dhenë, ishte publikuar në shumë mediume publike dhe është shpërndarë gjithandej, ne jemi dëmtuar si biznes për shkak të përcepcionit të krijuar qëllimisht kundër nesh gjoja se ishim mashtrues dhe nuk kishim ofruar shërbimet.

Në këtëcështje, ne vazhdojmë të lujftojmë përmes rrugës ligjore dhe atë për dy arsye: për të ndërgjegjësuar në të ardhmen institucionet ndaj kontraktorëve sic mund të jemi ne për të mos ndërmarr veprime arbitrave si këto të shkëputjes së kontratës pa asnjë arsye me qëllim dëmtimit dhe mos përmbushje të obligimeve nga vet institucioni si dhe për të mbrojtur interesin tonë ekonomik nga cdo dëm i shkaktuar.

Në këtë rrugë të betejave ligjore jemi të përkrahur nga shërbimet ligjore të firmës së mirënjohur të Avokatisë „Judex“ me avokatin e njohur Kujtim Kërveshi të cilët i falëminderoj publikisht për punën jashtëzakonisht profesionale.

Ne mbesim të përkushtuar për të realizuar cdo interes tonin që buron nga ky raport me të paditurën-doganen e Republikës së Kosovës.

Ju faleminderit te gjithë klienteve tanë besnik !

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Elfije Boletini
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Politikë
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Politikë
Kalo në kategori