LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku takon Hyland nga DASH-i: Shpreha pakënaqësitë për përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit

Abdixhiku takon Hyland nga DASH-i: Shpreha pakënaqësitë për përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pritur në takim Colleen E. Hyland, drejtoreshë për Evropë Jug Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Siç njofton Abdixhiku në Facebook, Hyland i ka kërkuar mbështetje të procesit të dialogut me Serbinë.


“I shpreha gjithë mirënjohjen tonë dhe anëtarësisë sonë, për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Republikës. Në takim i kërkova që kjo mbështetje për Kosovën – për popullin tonë – të vazhdojë, veçmas në procesin e ndjeshëm dialogues me Serbinë, me qëllim të mbrojtjes së interesave tona shtetare, të përcaktuara në Kushtetutë e Deklaratë të Pavarësisë”, u shpreh Abdixhiku,

Tutje tha se ka shprehur brengat për përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit.

“Drejtoreshës Hyland i shpreha dhe pikëpamjet tona rreth dokumentit të draft-statutit – të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga kjo Qeveri – dhe brengat që kemi mbi përmbajtjen e tij”, shkroi më tej.

“Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejtim”, tha Abdixhiku.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori