LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku përkujton veprimtarin Xhemail Mustafa

Abdixhiku përkujton veprimtarin Xhemail Mustafa

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së dhe intelektualin Xhemail Mustafa, në 22 vjetorin e vrasje së tij.

Abdixhiku tha se Xhemail Musrafa ishte njëri ndër kolosët e lëvizjes politike të viteve 90-ta.

“Vrasja e tij në hyrje të banesës ishte tronditje e madhe jo vetëm për familjen dhe rrethin e bashkëpunëtorëve, por për mbarë vendin e sapo dalë nga lufta. Vrasja e Xhemail Mustafës ishte goditje e rëndë ndaj vlerave më të larta të kombit dhe të vetë demokracisë për të cilën ai nuk u ndal së punuari gjatë gjithë jetës”, tha ai.

Abdixhiku më tej ka thënë se Xhemail Mustafa ishte profil shumëdimensional i shkrimtarit, publicistit, gazetarit e këshilltarit politik, bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit Rugova.

“Ai ka punuar si redaktor në fushën e kulturës në gazetën “Rilindja”, pastaj zelli i tij prej një doeajeni të gazetarisë e informimi të opinionit publik vazhdoj edhe në QIK (Qendrën Informative të Kosovës) deri në momentet e vrasjes së tij”.

“Roli dhe kontributi i Xhemail Mustafës në rrugëtimin për liri dhe pavarësi është i pashoq, eliminimi i tij nga dora e zezë që nuk ia deshi të mirën Kosovës, ishte vetëm eliminim fizik, ngase ideali i tij për shtet-ndërtim nuk u ndal asnjëherë, e vazhdon të jetë insprim për gjeneratat që vijnë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai tha se edhe pas 22 vitesh, përderisa vrasja e tij mbetet e pazbuluar për familjen, LDK-në dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, dhimbja bëhet edhe më e madhe çdoherë. “Edhe sot kur kanë kaluar më shumë së dy dekada nga vrasja e Xhemail Mustafës, ai mbetet figura e njeriut modest, të qetë, fjalëpak që rrezatonte mirësi e maturi. I tillë do të jetë nderimi për jetën dhe veprën e tij”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori