LAJMI I FUNDIT:

​Abdixhiku për reciprocitetin: Kjo është e drejtë e çdo shteti sovran

​Abdixhiku për reciprocitetin: Kjo është e drejtë e çdo shteti sovran

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbështetur vendimin e Qeverisë Kurti për reciprocitet ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia,.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se kjo është e drejtë e çdo shteti sovran.


Tutje ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit.

“Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran”.

“Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit”.

“Mbështetja për ta është domosdoshmëri. Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfarëdo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial. Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri”, ka shkruar Abdixhiku./Telegrafi/