LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku në takim me diplomatët gjermanë flasin për dialogun Kosovë-Serbi dhe Asociacionin

Abdixhiku në takim me diplomatët gjermanë flasin për dialogun Kosovë-Serbi dhe Asociacionin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Susanne Schütz, Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqi dhe EFTA në kuadër të Ministrisë së Jashtme gjermane dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde.

Në takim u diskutua për proceset aktuale politike në të cilat po kalon Kosova.

Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e LDK-së për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është një marrëveshje bazike dhe jo finale; e që po ashtu nuk përmban njohjen nga Serbia, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Për më shumë, kryetari Abdixhiku shprehu mos pajtueshmërinë e plotë me Draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, i cili draft parasheh një strukturë shtetërore brenda shtetit të Kosovës; një model i rrezikshëm për Kosovën.

Në takim kryetari Abdixhiku përsëriti thirrjen që, Qeveria e Kosovës të marrë përfundimisht rolin e kontribuuesit konkret dhe gardianit  të interesit të Kosovës në procesin e dialogut; të sigurojë që çdo zgjidhje të jetë në harmoni me rendin kushtetues të Kosovës.

Në takim është diskutuar po ashtu për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, por edhe për barrierat politike me të cilat përballen investitorët në Kosovë.

Kryetari Abdixhiku ka vlerësuar rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit gjerman në forcimin dhe konsolidimin e shtetit tonë në nismat ekonomike regjionale, si pikënisje e bashkëpunimit politik, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori