LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Në Kosovë po rrezikohen fondamentet e demokracisë

Abdixhiku: Në Kosovë po rrezikohen fondamentet e demokracisë

Kryetari i  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar sot me përfaqësuesit 20 organizatave kryesore në vend ku kanë diskutuar për zhvillimet në vend.

“Të njëjtit i falënderoj për të gjitha diskutimet gati tre orëshe, mbi gjendjen aktuale në vend dhe rrugën përpara që kjo shoqëri duhet ta gjejë”, ka shkrua.


Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se diskutimet e sugjerimiet e tyre ishin jo vetëm të drejta, por edhe përmbajtësore.

“Ato pasuruan orientimet tona që i prezantuam aty; ato pasuruan dhe pikëpamjet tona për rrugën në vijim”, shkroi Abdixhiku.

LDK kërkon zgjedhje të reja në veri, Abdixhiku thotë se duhet mobilizim për hartimin e draft-statutit të Asociacionit
Lexo po ashtu LDK kërkon zgjedhje të reja në veri, Abdixhiku thotë se duhet mobilizim për hartimin e draft-statutit të Asociacionit

“Për bindjet tona, vendit tonë, shoqërisë sonë, i duhet përbashkimi i ideve që në thelb ruajnë fundamentet e shtetësisë sonë. Ruajnë demokracinë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Tani që këto fundamente po rrezikohen pariparueshëm, mosveprimi është anim”.

I pari i LDK-së ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e anëtarëve nga shoqëria civile në këto konsultime.

“Përveç se i lumtur dhe mirënjohës për përgjigjet pozitive ndaj iniciaitvës sonë konsultative, jam dhe i lumtur për masën kritike që ky vend mund ta ndërtojë”.

Ai ka paralajmëruar se dy takimet e ardhshme janë me ligjëruesit universitarë e diplomatë; sikurse dhe me sektorin privat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori