Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në fund të javës së ardhshme do të dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me draftin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian.
Kështu ka bërë të ditur të shtunën kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Ai ka deklaruar se për partinë që drejton drafti për Asociacioni, është një autonomi e zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizmit.
“LDK nëpërmjet këshillit të përgjithshëm ka autorizuar kryesinë e sapo zgjedhur që të merr një qëndrim dhe gjatë ditëve në vijim, përkatësisht nga fundi i javës, kryesia e LDK-së do të mblidhet dhe do të diskutoj për draftin që unë do t’ia dorëzoj sot, pra draftin që unë kam pranuar nga ndërmjetësuesit, do t’ia dorëzoj sot kryesisë dhe ata do të kenë kohë të mjaftueshme që të bëjnë analiza e nevojshme deri në fund të javës”.
“Po ashtu, në çështjet tjera organizative, morëm vendim në ditët dhe javët në vijim të nisim procesin konsultativ të brendshëm në hartimin e listës zgjedhore të deputetëve të LDK-së, për zgjedhjet e ardhshme. Është një praktikë e re por synojmë që shumë më herët të bëjmë listën zgjedhore e cila më pak do të jepte kohë kandidatëve të organizohen”, është shprehur Abdixhiku.
Sipas tij, në mbledhjen që zgjati mbi 2 orë e gjysmë, janë pajtuar që të kenë prezencë në terren në diskutime në gjithë Kosovën. Ai ka komentuar edhe paralajmërim e presidentes Osmani për takim me opozitën për të diskutuar draft-statutin e Asociacionit, duke thënë se do të marrë pjesë edhe pse ende nuk ka marrë ftesë të tillë.
“Natyrisht se po, por këto qëndrime që po i bëj publike, do t’i bëj edhe në atë takim, pra për LDK-në, ndonëse është ende lexim i imi si kryetar i partisë, ne do të presim kryesinë për të marrë qëndrimin përfundimtar por për LDK-në draft statuti është një autonomi e zgjeruar territoriale me tendencë drejt federalizmit”.
“Ajo çka unë shqetësohem është me papërgjegjësinë e institucioneve të vendit, kryesisht të Qeverisë, të cilët tek tani e kanë kuptuar atë që ia themi vazhdimisht, pra unë gëzohem që tani më në fund thonë se Kosova është dashur të bëj vet draft statutin e Asociacionit por kjo është pikërisht gjëja që kemi thënë tash e sa vite”, ka thënë Abdixhiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit