LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kurti ka pranuar autonomi të plotë e të paparë në Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Kurti ka pranuar autonomi të plotë e të paparë në Republikën e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar autonomi të plotë e të paparë në Republikën e Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se Kurti e ka thyer një proces të dialogut me Serbinë i cili kishte në qendër njohjen reciproke, duke mos e ditur se çfarë po bën.


“Kjo është pasojë e heqjes dorë prej saj sepse në momentin që ke hequr dorë prej agjendës në të cilën njëra prej pikave ka qenë njohja reciproke dhe njëra prej pikave me vlerë ka qenë parimi që po flas që ‘asgjë nuk është pranuar derisa gjithçka nuk është pranuar’, ti ke hapur dyer të përfundosh në pasoja të mëdha”, ka thënë Abdixhiku, në Klan Kosova.

“E para një draft-marrëveshje që s’e ka njohjen reciproke në të siç është marrëveshja e Ohrit dhe e dyta një autonomi substanciale për serbët e Kosovës siç është ky dokument që tani po i themi Asociacion, por duhet ta ketë ermin autonomi”, ka shtuar ai.

Sipas tij, kjo është autonomi e plotë e paparë në Republikën e  Kosovës dhe nuk ka lidhje me asnjë prej proceseve paraprake të procesit dialogues.

“Është pasojë e veprimeve të tij në procesin e dialogut. Pra e ka thyer procesion e dialogut në shtyllat që i ka pasur me aleatët tanë, ka hapur një proces të ri, i pavetëdijshëm për çfarë po bën, i paaftë për të kuptuar thelbin, por teatral si tani e me rezultat katastrofik”, ka potencuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori