LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Edhe 5 milionë euro për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në kryeqytet

Abdixhiku: Edhe 5 milionë euro për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në kryeqytet

Me iniciativën e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë dhe aksionareve në ndërmarrje, Termokos, këtë javë ka marrë ndihmë kapitale nga Komuna e Prishtinës prej 5 milionë eurove.

Kështu ka bërë të ditur kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.


Sipas tij, me këto mjete, sot një vit, ngrohje qendrore do të kenë:

“Banesat e Bardha në Bregun e Diellit në plot 65 mijë metra katrorë banim. Lagjja Lakrishtë me plot 500 mijë metra katrorë banim e afarizëm. Lagjja Kalabria me 68 mijë metra katrorë banim”.

Po ashtu, përveç këtyre, ngrohje qendrore do të kenë dhe ushtarët tanë në Kazermën Ushtarake ‘Adem Jashari’; Arkivi i Prishtinës, 3 shkolla e 3 xhami në Qytetin e Vjetër të Prishtinës.

“Në ndërkohë, në pritje të zhbllokimit politik të Rrugës A”, shkroi Abdixhiku./Telegrafi/