LAJMI I FUNDIT:

​Abbott: Është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft statut për Asociacionin

​Abbott: Është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft statut për Asociacionin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka deklaruar se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e kryeministrit Albin Kurti, të prezantuar javën e kaluar.

Abbott në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se, draft-statuti i ri duhet të jetë poashtu në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.


“Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka shkruar Abbott në Twitter.

'Krijimi i një Republike Serbe brenda Kosovës' – çfarë parasheh draft-statusi për Asociacion që e kundërshtoi pala kosovare në Bruksel?
Lexo po ashtu 'Krijimi i një Republike Serbe brenda Kosovës' – çfarë parasheh draft-statusi për Asociacion që e kundërshtoi pala kosovare në Bruksel?

Ambasadori ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj jave në Kosovë do të ketë vizita të rëndësishme.

“Këtë javë do të ketë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë drejtoreshën e Britanisë për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ambasadori, duke shtuar tuje se aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ndryshe, në takimin e 2 majit në Bruksel, Ekipi Menaxhues për Asociacion ka paraqitur draft-statutin për Asociacion por që është kundërshtuar nga pala kosovare.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ekziston dëshira për krijimin e një ‘Republike Serbe’ në Kosovë, prandaj edhe është kundërshtuar ky draft-statut.

Telegrafi, ditën e hënë ka publikuar të plotë draft-statusin për Asocacion.

Draft-statuti për Asociacion i cili posedon 67 nënë është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori