LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq po refuzon mbledhjet e thirrura nga Krivokapiq

Abazoviq po refuzon mbledhjet e thirrura nga Krivokapiq

Në mbledhjen e sërishme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi nuk u paraqitën pesë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilët bojkotuan tubimin e djeshme, njoftoi kabineti i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq.

Në mbledhjen e sotme nuk është paraqitur edhe koordinatori i Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.


“Është për t’u habitur që personat në pozita të tilla përgjegjëse nuk janë të interesuar të vënë në dispozicion të publikut të gjeturat rreth trazirave me rastin e kurorëzimit të Mitropolitit Joaniki më 5 shtator në Cetinje”, pohoi kryeministri.

Politikani shqiptar gjatë ditës së sotme ka udhëtuar drejt Beogradit, ku do ta takojë Patriarkun Porfir, raporton rtcg gjersa mediat shkruajnë se marrëdhëniet mes kryeministrit dhe zëvendësit të tij janë përkeqësuar deri në atë masë sa që po i shmangen edhe takimeve zyrtare.

Theksojmë se tash e disa javë është krijuar një krizë në institucionet malazeze teksa Abazoviq ka kërkuar krijimin e një qeverie të re malazeze ndërsa kryeministri po kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi ka përcaktuar tre seanca parlamentare gjatë muajit të shkurt që përfshijnë shkarkimin e Abazoviqit, shkurtimin e mandatit të Parlamentit dhe votëbesimi i Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori