LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Ne duam një qeveri të pakicës

Abazoviq: Ne duam një qeveri të pakicës

Qeveria e Malit të Zi ka bërë shumë në periudhën paraprake, por rezultatet nuk ishin siç pritej për shkak të mungesës së mbështetjes.

Kështu ka thënë kreu i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq në konferencën e sotme për shtyp, shkruajnë mediat e Malit të Zi, përcjell Telegrafi.


Ai tha se kanë dalë me një propozim që është zgjidhja e tyre autentike për situatën aktuale, si dhe se ka biseduar me aktorë të shumtë nga skena e brendshme politike, partnerë ndërkombëtarë, për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme.

“Tani kemi ardhur në një situatë ku kur duhet të zhbllokojmë rrugën evropiane, të zgjedhim një prokuror suprem të shtetit, të krijojmë një shtet të së drejtës, nuk e dimë nëse kemi 41 deputetë, e lëre më shumë”.

Abazoviq sot propozon një qeveri të re të Malit të Zi?
Lexo po ashtu Abazoviq sot propozon një qeveri të re të Malit të Zi?

“Ne kurrë nuk do të mbështesim frikacakët politikë, ne ofrojmë një model që besojmë se është një zgjidhje e mundshme, nuk ia imponojmë askujt, është një zgjidhje e mundshme që do t’i ofrohet 81 deputetëve dhe nëse është e mundur të mbështetet të paktën nga 49 deputetë“, shtoi Abazoviq.

Siç thuhet më tej, opsioni tjetër ishte të shkonin në zgjedhje të reja, por GP i URA mbrëmë mbështeti njëzëri modelin e qeverisjes së pakicës.

“Koncepti ynë është i qartë – ne duam një qeveri të pakicës, të gjithë mund ta mbështesin atë, por nuk jam i sigurt nëse do të hyjnë”, theksoi tutje Abazoviq.

Nëse situata nuk zgjidhet, zgjedhjet mbeten zgjidhje e qartë, tha kryetari i Lëvizjes Qytetare URA. /Telegrafi/