LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Krenar me ushtarët malazezë që shërbejnë në KFOR

Abazoviq: Krenar me ushtarët malazezë që shërbejnë në KFOR

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, ka takuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia.

Abazoviq me këtë rast tha se është krenar për ushtarët malazez që shërbejnë në KFOR.


“Mali i Zi është i përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Jemi krenarë për ushtarët tanë që janë në një mision serioz dhe që përfaqësojnë denjësisht Malin e Zi. Ishte kënaqësi të bisedoja me komandantin e sapozgjedhur të KFOR-it, gjeneralin Angelo Ristuccia”, ka shkruar Abazoviq në Twitter, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, sot ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani. Ndërsa, në orët e pasditës ai do të qëndrojë në Pejë ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxherin.

Abazoviq në Pejë do të vizitojë edhe kompaninë Devolli Corporation. Ai Abazoviq bashkë me delegacionin do të pritet nga pronari i korporatës, Shkëlqim Devolli në fabrikën e Prince Caffe.

Pas vizitës, Devolli si nikoqir do të shtrojë iftar për mysafirët nga Mali i Zi, meqë vizita e tyre po zhvillohet në muajin e Ramazanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori