LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Më janë ofruar 21 milionë euro për të mos e rrëzuar Gjukanoviqin

Abazoviq: Më janë ofruar 21 milionë euro për të mos e rrëzuar Gjukanoviqin

Udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, konfirmoi informacionin se iu ofruan 21 milionë euro në mënyrë që të mos rrëzonte presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Abazoviq, i cili është kandidat për zëvendëskryeministër, tha se mori oferta për atë nga disa palë, por që nuk dha më shumë detaje të tjera.


“Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviqin”, pohoi ndër të tjerash lideri i grupit parlamentar, URA.

Identifikohet personi që e ka kërcënuar me jetë Abazoviqin: Mali i Zi ka kërkuar informacione nga Kosova
Lexo po ashtu Identifikohet personi që e ka kërcënuar me jetë Abazoviqin: Mali i Zi ka kërkuar informacione nga Kosova

“Unë kam shumë presion sepse është një pjesë e madhe që morëm pas zgjedhjeve. Por, unë nuk ndihem i pasigurt”, tha Abazoviq, raporton N1info.

Ai tha se qeveria e re malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por ajo ka një mbështetje të madhe nga qytetarët dhe theksoi se “Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”.

Abazoviq me fjalim të fuqishëm në parlament: Nuk jam as serb, as malazez - jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur
Lexo po ashtu Abazoviq me fjalim të fuqishëm në parlament: Nuk jam as serb, as malazez - jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur

Gjithashtu politikani shqiptar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i një komuniteti që jeton në varfri shkaku i qeverisë së kaluar.

Abazoviq pasi pohoi se ka marrë kërcënime me jetë, autoritet policore malazeze ka identifikuar personin që e kanë kërcënuar shqiptarin përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori