LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Prokurori i Shtetit do të duhej ta intervistonte Thaçin për deklaratat e tij

Abazi: Prokurori i Shtetit do të duhej ta intervistonte Thaçin për deklaratat e tij

‘Presidenti Hashim Thaçi do të duhej të intervistohet për deklaratat që po bën rreth kërcënimit të bërë ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti’.

Kështu është shprehur zëvendëskryeministri Haki Abazi, duke shtuar se Thaçi po prentendon të jetë mbi ligjin.


“Të gjitha deklaratat e Presidentit, bashkë me atë të para disa ditëve për Behgjet Pacollin do të duhej të thirrej në prokurori për të parë se kush i ka këto informacione. Nuk është hera e parë që jep deklarata të pavërteta Thaçi pretendon se është mbi ligjin”, tha Abazi.

“Dalja në Shqipëri dhe deklarimet e tij të rrejshme dhe akuzat mbi akuza se Kurti e ka shkruar vet kërcënimin. Prapë po them se shteti nuk mund të sfidohet në këtë formë. Duhet të merret në pyetje se ku i ka burimet për këtë çështje”, është shprehur Abazi në Edicionin Special në Klanks.

“Është hera e dytë që brenda javës Presidenti thotë se ka informacione për atë çfarë po ndodhë – sulmin mbi Kurtin duke thënë se ka informacione të plota se nga ka ardhur. Është brengosëse nëse Prokurori i Shtetit nuk vepron për ta marrë në pyetje sepse më këto deklarata po sfidohet shteti dhe institucionet”.

Sipas Abazit, Thaçi me deklarata e tij po tenton të ngris tension në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori