Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar sot takim me udhëheqësin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog. Pa praninë e mediave, për rreth një orë është diskutuar për konkluzionet e nxjerra nga samiti në Brdo të Sllovenisë, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun me Serbinë.
Pas përfundimit të takimit, ambasadori i BE-së nuk u prononcua për medie, ndërsa kryetari i komisionit, Haki Abazi, tha se Kosova nuk ka zgjidhje tjetër përveç rrugëtimit evropian dhe se ajo duhet të trajtohet e barabartë në procesin e dialogut.
“Çështjet kryesore të diskutimit ishin konkluzionet, përfundimet e nxjerra nga takimi i Brdo, liberalizimi i vizave një prej çështjeve që po përcjell Kosovën, aspektin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përkushtimin e zotimit të institucioneve të Kosovës për t’i përmbushur obligimet tona në rrugëtimin evropian. Takimi ishte konstruktiv, biseduam gjerë e gjatë për pikëpamjet e BE-së dhe pritjet e qytetarëve. E mira është dhe e bukura e kësaj është se u pajtuam se nuk ka rrugë tjetër për Kosovën përvese përfundimi në rrugëtimin evropian”, tha ai, transmeton KP.
Abazi tha se nuk mund të flitet për bashkëpunim rajonal derisa Serbia po e saboton të drejtën e Kosovës për të qenë e barabartë.
“Ne prekëm çështjet e ngadalësimit dhe një dinamike më të zvogëluar të arritjeve të Kosovës sa i përket integrimit evropian, pikërisht pse dialogu i zhvilluar në formatin e mëhershëm ka qenë pengesë dhe ka mundësuar Serbisë të sabotojë proceset e brendshme në Kosovë. Dialogu duhet të formatohet në formën e trajtimit të barabartë të Kosovës dhe Serbisë… Në këtë gjendje çfarë jemi nuk mund të flasim për bashkëpunim rajonal kur kemi pengesa. Ju po flisni për bllokadën e dy shteteve për bllokim të bashkëpunimit rajonal, por është vetëm një, është vetëm Serbia që po saboton të drejtën e Kosovës për të qenë e barabartë. Kjo është arsyeja pse insistimi ynë për vazhdimin e Procesit të Berlinit është këmbëngulës, pasi vetëm aty mund të realizojmë të drejtat e barabarta si shtet në proceset rajonale”, tha Abazi.
Krahas kësaj, ai tha se liberalizimi i vizave nuk ka qenë në konkluzionet e samitit në Brdo të Sllovenisë, pasi është një proces i ndarë nga integrimi evropian. Sipas tij, i mbetet institucioneve të Kosovës të punojnë për t’i bindur vendet skeptike për kriteret e plotësuar.
“Çështja e liberalizimit të vizave është e ndarë plotësisht nga procesi i integrimit evropian. Kjo si rrjedhojë është se takimi i Brdo nuk ka pasur në fokus lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Kjo është punë që na mbetet neve si institucione”, tha Abazi.
Gjithashtu, kryetari i Komisionit tha se Kosova duhet të angazhohet sa më shumë në përfitimin e fondeve të IPA III, pasi tash është në konkurrencë me shtetet tjera rajonale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë