LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Koalicioni VV-AKR në Prishtinë i pamenduar mirë, LDK-AAK i pritshëm

Abazi: Koalicioni VV-AKR në Prishtinë i pamenduar mirë, LDK-AAK i pritshëm

Analisti politik, Haki Abazi, ka komentuar koalicionet e arritura mes VV e AKR dhe LDK e AAK në Prishtinë.

Abazi  ka thënë se kryetari i VV ka humbur katër vite me justifikime për mos përparim dhe koalicioni i nënshkruar me AKR, sipas tij nuk është i menduar mirë.


Ndërsa koalicioni LDK-AKR sipas tij ka qenë më i pritshëm për shkak të qëndrimit të djathtë në spektrin politik.

“Gara për Prishtinën, e menduar apo e rastësishme është një garë përcaktuese e drejtimit të kryeqytetit.Nga mandati i kaluar është parë që roli partisë është determinant dhe assesi nuk është vetëm kryetari ai që mundet të jap drejtim zhvillimit sidomos kur kryetari nuk është karakter i fortë dhe i determinuar për agjende zhvillimore.Kryetari dhe VV kanë humbur katër vite me justifikime për mos përparim dhe tani ka nënshkruar një koalicion që prapë nuk është i menduar mirë”, ka deklaruar Abazi për Gazeta Blic.

“Ajo që ka mund të quhet pozicion principjel për mosdhënien e koalicioneve në mandatin e kaluar me partitë dhe me akuzat për LDK tani në koalicionin VV-AKR është treguar se nuk ka qenë në fakt pozicion principesh e as politike e menduar mirë”, tha ai.

Ai më tej ka folur edhe për Rrahim Pacollin për të cilin ka thënë se është njeri i afërt me PDK dhe përfitues.

Sipas Abazit elektorati i AKR-së është joreal dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve vota e atyre që votuan AKR në raundin e parë do të jetë pasive ose e shpërndarë.

“E para Rrahim Pacolli me të cilin si duket është negociuar marrëveshja është bashkëpunëtorë i PDK dhe përfitues nga sigurimet dhe kartonët e gjelbër për diasporën që e bën pikërisht elektoratin e VV të mos votojë për një koalicion të tillë dhe anën tjetër kemi të bëjmë me një elektorat joreal që ka marrë AKR në Prishtinë në raundin e parë dhe në raundin e dytë ky elektorat do të jetë ose pasiv ose do të jetë i shpërndarë pikërisht për faktin që AKR nuk ka pozicion në politikat sociale dhe kryesisht është me afër me një pjesë të elektoratit të LDK që janë ndërtuesit dhe sektori privat”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Blic.

Abazi ka thënë se më i pritshëm ka qenë koalicioni mes LDK-AAK për shkak të qëndrimit të djathtë.

Analist politik ka thënë se përderisa AAK është në qeverinë qendrore dhe gjithashtu një fitore në Prishtinë e këtij koalicioni mund të krijojë një qëndrueshmëri edhe në nivelin qendrore sidomos në turbullirat mundshme që po priten për shkak të Gjykatës Speciale.

“Përfundimisht koalicioni LDK-AAK është shumë më i pritshëm për shkak të qëndrimit të djathtë në spektrin politik dhe natyrisht që do të krijonte një epërsi përderisa AAK është në qeverinë qendrore dhe gjithashtu një fitore në Prishtinë e këtij koalicioni mund të krijojë një qëndrueshmëri edhe në nivelin qendrore sidomos në turbullirat mundshme që po priten për shkak të Gjykatës Speciale dhe mundësisë që ky proces të bëjë riorganizimin e përgjithshëm në nivel të ndryshme politikë dhe përfaqësuese”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se Shpend Ahmeti do të përballet me kandidatin e LDK-së Arban Abrashi në raundin e dytë me 19 nëntor.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori