LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Greva e sindikalistëve të mos shërbejë për agjendë politike

Abazi: Greva e sindikalistëve të mos shërbejë për agjendë politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se ka dyshime që greva e sindikatave është duke u përdorur për agjenda politike. Abazi ka thënë se punëtorët duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre në çdo instancë, por duhet dialog i sinqertë në këtë drejtim.

“Jo gjithmonë sindikatat ka qenë në pjesën e detyrës së vet. Nganjëherë kanë bërë anime politike. Tash mbetet të shihet se a ka konotacion politik përbrenda kjo grevë. Do të duhej që gjendja e punëtorëve të jetë shumë më e favorshme, por kjo nuk ka qenë gjithmonë agjendë e sindikatave e as e institucioneve në të kaluarën”, ka thënë Abazi në RTK.


Ai tutje ka thënë se jo shpesh janë dëgjuar sindikatat duke folur për kualitetin e punës, për mbrojtjen e punëtorëve, për kushtet e tyre etj.

“Kemi punëtorë që kanë vdekur në vendin e punës edhe në sektorin publik edhe në atë privat dhe nuk e kemi pasur këtë qasje të sindikatave në të kaluarën. Presioni që sindikatat e vendosin sidomos këtë qeveri jep sinjale se sindikatat mund të përdoren për agjendë politike”, ka shtuar Abazi.

Ai ka thënë se arsimtarët dhe të gjithë punëtorët meritojnë shumë më shumë, edhe sa i përket pagave edhe kushteve të punës, por jo domosdoshmërisht sipas tij kjo të përkthehet në agjendë politike.

“Nëse qëllimi i cilësdo sindikatë është vendosja e Qeverisë në presion për agjendë politike, duhet të gjejmë forma për të diskutuar direkt me punëtorët”, ka nënvizuar Abazi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori