Një pikë e draftit të marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, përgatitur një ditë para 4 shtatorit, e shqetësonte Ramush Haradinaj.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili asokohe ishte pjesë e qeverisë, kundërshtonte versionin fillestar të marrëveshjes që parashihte ndarjen e Liqenit të Ujmanit mes palëve.
Sipas draft-marrëveshjes, ndarja e Ujmanit mes Kosovës dhe Serbisë parashihej të ndodhte për qëllime energjetike dhe të shfrytëzimit të ujit.
Por, marrëveshja e tillë u kundërshtua nga Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ai u shpreh i hapur për arritjen e një marrëveshjeje me Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo me Serbinë.
“Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën”, kishte thënë Haradinaj më 4 shtator të vitit të kaluar.
Në kundërshtim të ndarjes së Ujmanit, Haradinaj ishte gati që të braktiste qeverinë Hoti.
“Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje.
AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, kishte thënë Haradinaj, disa orë para takimit mes palëve në Shtëpinë e Bardhë.
Kundërshtimi i marrëveshjes fillestare nga Haradinaj, i cili kishte deleguar në ekipin negociator dy njerëz të tij, ministrat Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla, rezultoi i suksesshëm. U reduktua pika e marrëveshjes për Ujmanin.
Sa i përket kësaj pike, marrëveshja thotë se palët janë pajtuar që Departamenti amerikan i Energjisë të kryejë një studim fizibiliteti për përdorimin e përbashkët të këtij liqeni.
“Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues të sigurt të ujit dhe energjisë”, thuhet në marrëveshje.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Haradinaj tha se e mirëpret marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë pasi aty nuk u përfshi çështja e Liqenit të Ujmanit.
“Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar”, ka shkruar Haradinaj.
Se Serbia nuk përfitoi nga resurset e Liqenit të Ujmanit e pranoi disa ditë pas arritjes së marrëveshjes edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq, duke folur për mediat serbe pas një takimi që realizoi në muajin shtator të vitit të kaluar me presidentin francez, Emmanuel Macron, u shpreh se në lidhje me pikën e Liqenit të Ujmanit, “përveç notit, nuk kemi asgjë tjetër”.
“Ne kërkuam rrugën dhe hekurudhën Prishtinë-Merdar, por ata nuk janë të interesuar, sepse nuk ka asnjë hekurudhë serbe që ata mund të marrin. Një çështje tjetër është Liqeni i Ujmanit, përveç notit në Ujman dhe një furnizimi të vogël të Zubin Potokut, nuk kemi asgjë tjetër”, tha ai.
Me një gjatësi prej 23 metra dhe me një sasi uji prej 380 milionë metrash kub, dy të tretat e liqenit të Ujmanit gjenden në territorin e Kosovës dhe një e treta në Serbi.
Liqeni i Ujmanit është krijuar në radhë të parë për furnizim me ujë, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike ka filluar më vonë, kur aty është parë një potencial i tillë. Viteve të fundit në intervale të ndryshme kohore ai shpesh është shndërruar në një çështje mospajtimesh ndërkombëtare mes Beogradit dhe Prishtinës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit