LAJMI I FUNDIT:

AAK: Prokuroria e Shtetit urgjentisht të nis hetimet për hyrjen në njësinë e përgjimeve në Telekom

AAK: Prokuroria e Shtetit urgjentisht të nis hetimet për hyrjen në njësinë e përgjimeve në Telekom

Grupi Parlamentar i AAK-së, ka reaguar pas ngritjes së dyshimeve se zyrtarë të lartë qeveritarë kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në njësinë e përgjimeve të Telekomit të Kosovës.

AAK konsideron se ky është një akt i pastër kriminal, prandaj ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve nga Prokuroria e Shtetit.


“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkon urgjentisht nga Prokuroria e Shtetit që në kuadër të kompetencave të saj, të ndërmarrë veprime për të hetuar rastin e hyrjes së dyshimtë dhe të paautorizuar në njësinë e përgjimeve brenda Telekomit të Kosovës. Ky veprim është një akt kriminal i pastër dhe i ulët kundër sistemit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Në fund thuhet se shteti duhet të mbrojë qytetarët nga këto aktivitete të orkestruara kriminale.

“Shteti i cili u ndërtua me mund, duhet ta dëshmojë që ka drejtësi dhe mbron qytetarët e Kosovës nga këto aktivitete kriminale të orkestruara”.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori