Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit rezolutën e propozuar nga ky subjekt politik për ndarjet buxhetore për rritjen e koeficientit të pagave.
Tahiri ka thënë se në vend që të gjindet bashkë një mënyrë për rritjen e koeficientit, shumica parlamentare ikë nga seanca.
“Në vend se të lëvizet çdo guri për gjetjen mënyrës për rritje të koeficientit, pra pagave, shumica parlamentare sot ikë nga seanca, ikë nga përgjegjësia, ikë nga detyrimet para qytetarëve, ikë edhe nga debati. Kjo qeveri, kjo shumicë, i ka kthyer shpinën qytetarëve, shërbyesve civil, pensionistëve, prindërve”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk ia kanë borxh askujt një sjellje të tillë politike.
“Nuk do të ndalemi në kërkimin e llogaridhënies për këtë sabotim dhe papërgjegjësi. Qytetarët tanë duhët të jetojnë më mirë. Qytetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë sjellje politike e cila përhapjen e mjerimit dhe nënshtrimit e ka në epiqendër të veprimit politik”, ka shtuar Tahiri.
Kjo është rezoluta e propozuar: 1. KËRKON nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në ndarjet buxhetore për vitin 2024, të propozoj buxhetin e nevojshëm – ashtu që vlera e koeficientit të pagave nga 105 euro sa ishte në vitin 2023, për vitin e ri fiskal 2024 të ngritet në 129 euro, dhe të bëhen përgatitjet e nevojshme që ky koeficient të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2024. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës