LAJMI I FUNDIT:

AAK kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike

AAK kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se partia e tij do ta kundërshtojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike me të gjitha format demokratike.

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK), është deklaruar kategorikisht kundër propozimit të ZRRE-së, për t’u rritur çmimi i energjisë elektrike për rreth 15%.

I ftuar në RTV Dukagjini, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se partia e tij do ta kundërshtojë këtë vendim me të gjitha format demokratike.

“Ne si AAK, do të gjejmë rrugën demokratike të kundërshtimit në parlament, po ashtu, meqë jam anëtar i komisionit për ekonomi dhe ZRRE raporton në këtë komision, që në javën e ardhshme do ta ftoj ZRRE-në, ta komunikojë vendimin dhe arsyeshmërinë për rritje të çmimit”, deklaroi Lekaj.

ZRRE-ja vendos që rryma të shtrenjtohet rreth 15 për qind, nga 1 prilli hyjnë në fuqi tarifat e reja
Lexo po ashtu ZRRE-ja vendos që rryma të shtrenjtohet rreth 15 për qind, nga 1 prilli hyjnë në fuqi tarifat e reja

Sipas tij, është e pakuptueshme të rritet çmimi i energjisë elektrike në stinën e pranverës.

“Meqë hyjmë në stinën e pranverës, shpenzimi i energjisë është më i vogël se në stinën e dimrit, të merret një vendim i tillë është i paarsyeshëm i paargumentuar, dhe që ne do të ndjekim rrugë demokratike për të kundërshtuar”, ka thënë ai.

Nëse rritet çmimi i rrymës, sipas Lekajt, do të jetë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës.