LAJMI I FUNDIT:

AAK i kërkon PZAP-it ta anulojë rezultatin në Istog

AAK i kërkon PZAP-it ta anulojë rezultatin në Istog

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një njoftimi për media ka thënë se ka dorëzuar në PZAP brenda afateve ligjore ankesën lidhur me shpalljen dhe shtrembërimin e rezultatit të votës qytetare në zgjedhjet për kryetar të Istogut nga ana e KQZ-së.

AAK në njoftim shkruan se kundërshton rezultatin zgjedhor të shpallur nga KQZ, dhe i ka bërë kërkesë PZAP-së, që të anuloj rezultatin e shpallur për shkak të shkeljeve të shumta të faktuara në Komunën e Istogut.


Lexoni të plotë njoftimin e PZAP-it:

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar në PZAP, brenda afateve ligjore ankesën lidhur me shpalljen dhe shtrembërimin e rezultatit të votës qytetare në zgjedhjet për kryetar të Istogut nga ana e KQZ-së.

AAK, përmes ankesës kundërshton rezultatin zgjedhor të shpallur nga KQZ, dhe i ka bërë kërkesë PZAP-së, që të anuloj rezultatin e shpallur për shkak të shkeljeve të shumta të faktuara në Komunën e Istogut.

AAK, kërkon që komuna e Istogut të shkoj në rivotim dhe të të vihet në vend vullneti i qytetarëve të kësaj komune.

AAK, njofton publikun se  ankesa bazohet në këto argumente:

Është bërë shkelje serioze e Kushtetutës, konkretisht nenit 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nen ky që garanton të drejtën e secilit qytetar të Kosovës për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes dhe votimit.

Përmes largimit të mbi 100 votave të personave që kanë votuar me kusht, të cilët kanë plotësuar moshën 18 vjeç para ditës së zgjedhjeve, KQZ ka bërë shtrembërim të rezultateve dhe ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës.

Manipulimi,blerja e kundërligjshme e votave dhe presioni në zgjedhjet e fundit në Istog ka qenë përmasave të jashtëzakonshme.

Këtë e argumentojnë edhe arrestimet e zyrtarëve të LDK-së në ditën e zgjedhjeve  si dhe deklarimet publike të personave të ndryshëm e në prani të strukturave të larta të LDK-së,  që kanë shpenzuar edhe deri në 50.000 franga për shitblerje të votave, si dhe ushtrimi i presionit tek votuesit nga zyrtarët komunal që kanë qenë vëzhgues të zgjedhjeve. Zyrtar nga zyra e prokurimit të Komunës së Istogut kanë qen vëzhgues të një partie të caktuar politike,  e ligji në fuqi nuk e lejon që zyrtarët komunal të jenë aktiv në një parti politike e sidomos që në një në proces zgjedhor të përdoren për të ushtruar presion nda votuesve.

Votimi me asistencë, e cila është përdorur si metodë për vërtetimin e blerjes së votave, e kjo ka ndodh edhe me persona të rinj në moshë që nuk kanë pasur fare nevojë për asistencë, këtë e vërteton edhe raporti I Rrjetit të Organizatave ‘Demokracia në Veprim’ e cila thotë se deri në 20% kanë të votuesve kanë votuar me asistencë.

AAK,  beson në veprim serioz dhe të drejtë në respektim të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës dhe vendosjen e vullnetit të qytetarëve në vend. Për AAK-në,  Kushtetuta dhe ligji janë mbi të gjitha dhe askush nuk e ka ‘tapi’ mbajtjen e pushtetit përmes të gjitha llojeve të manipulimeve. AAK, nuk do të lejoj shkeljen e Ligjeve dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga asnjë shkelës apo bandë politike për asnjë lloj qëllimi.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Istogut ruajtjen e qetësisë dhe shumë shpejt do të vihet në vend vullneti i tyre për kryetarin e Komunës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori