LAJMI I FUNDIT:

AAK-ja nuk merr pjesë në asnjë votim në Kuvend pa themelimin e Komisionit hetimor për energjinë

AAK-ja nuk merr pjesë në asnjë votim në Kuvend pa themelimin e Komisionit hetimor për energjinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi të martën se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend, pa u themeluar Komisioni hetimor parlamentar për sektorin e energjisë.

Përmes një konference për media, Haradinaj tha se formimi i këtij komisioni u pengua nga ana e Qeverisë dhe se dhjetëra miliona euro janë shpenzuar për ta paguar rrymën në veri të vendit.


“Edhe pse vendi ka hyrë në një krizë të thellë ekonomike, sot të gjithë jemi dëshmitarë se ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Qeveria e pengoi themelimin e Komisionit hetimor parlamentar për shpenzimet në subvencionimin e sektorit të energjisë. Për këto arsye dhe shumë të tjera, Grupi Parlamentar i AAK-së nuk do të marrë pjesë në asnjë votim deri në themelimin e këtij Komisioni”, u shpreh i pari i AAK-së para gazetarëve.

Ai përmendi edhe disa çështje të tjera si Ligji i Pagave dhe projekti i gazsjellësit amerikan, duke thënë se “si AAK, jemi të shqetësuar nga disa situata të rrezikshme që i ka krijuar Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti”.

“Jemi të shqetësuar për vonesën për hyrje në fuqi të strategjisë së sigurisë kombëtare. Jemi po ashtu të shqetësuar që qeveria po vazhdon ta mbajë të bllokuar projektin për gazin amerikan. Jemi të shqetësuar se pse kryeministri po e bllokon një projekt amerikan dhe në këtë mënyrë po i rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në dhe sigurinë e vendit Jemi të shqetësuar edhe për vonesën e Ligjit të Pagave”, deklaroi Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori