LAJMI I FUNDIT:

AAK: Dalja e lartë e qytetarëve në zgjedhje, lajm i mirë për demokracinë

AAK: Dalja e lartë e qytetarëve në zgjedhje, lajm i mirë për demokracinë

Meliza Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se dalja e lartë e qytetarëve në zgjedhje është lajm i mirë për demokracinë.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është më e lartë së në vitin 2017.


“Koalicioni AAK-PSD 100 për qind Kosovë, do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve dhe sipas të dhënave nga terreni nga shtabet tona lokale, nga çdo cep i Kosovës del të jetë rezultati më i mirë që AAK ka shënuar në historinë e saj politike, rezultat i punës sonë të madhe në qeveri të përgjegjshme.
Procesi i votimit po shkon mirë, pa incidente dhe pa vërejtje të theksuara, dalja sipas të dhënave deri në ora 17:00 del të jetë, rreth 30 për qind, krahasuar me vitin 2017 është dy për qind më e lartë, ky është lajm i mirë për demokracinë”, ka thënë ajo.

Ajo bëri të ditur se konferenca e radhës do të jetë në ora 19:00, ku do të flasë kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj./Telegrafi/