Ngacmimet mes Londrim Mekajt dhe Klodian Mihajt janë të pashmangshme në Big Brother VIP Kosova.

Ata po vazhdojnë të marrin vëmendje me veprimet e tyre në këtë format.


Dyshja, të cilët janë miq të ngushtë, shpesh kanë ngjallur edhe diskutime.

Foto: YouTube

E së fundmi ka qenë këngëtari i cili i ka kërkuar Klodit një puthje, ndonëse për shaka.

"Pse ik, pse më bën kësi lojëra, do më puthësh a jo", iu drejtua ai.

Klodi dukej se u bë xheloz për faktin se Londrimi po bënte palestër në oborr me Jasmin Kadriun.

Këto gjeste të tyre kanë bërë që të komentohen në masë të madhe nga jashtë, e madje duke dhënë edhe versione tjera. /Telegrafi/