LAJMI I FUNDIT:

​A mund të veprojë coronavirusi drejtpërdrejt në tru?

​A mund të veprojë coronavirusi drejtpërdrejt në tru?

Dhimbjet e kokës, konfuzioni dhe jermi i përjetuar nga disa nga të sëmurët me COVID-19 mund të jenë rezultat i një depërtimi të drejtpërdrejtë të coronavirusit në tru, sipas rezultateve të një studimi.

Sipas hulumtimit të udhëhequr nga imunologu Akiko Iwasaki nga Universiteti Yale, virusi është i aftë të shumëzohet brenda trurit dhe prania e tij heq oksigjenin nga qelizat e trurit afër, por përmasat e fenomenit nuk janë ende të qarta.


Andrew Josephson, kreu i Departamentit të Neurologjisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, tha se ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme për të përcaktuar nëse ekziston apo jo një veprim i drejtpërdrejtë viral në tru”.

Sidoqoftë, ai shton se dëshiron të jetë i kujdesshëm duke marrë parasysh që përfundimet nuk janë shqyrtuar nga ekspertë të tjerë të fushës.

Ekspertët besojnë se nuk është krejt e papritur që virusi SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19, mund të kalojë nga gjaku në indin e trurit dhe të kapërcejë këtë pengesë fizike, detyra e së cilës është të ndalojë depërtimin e substancave të huaja në tru.

Kjo ka sukses për shembull virusin zika, i cili ka çuar në dëmtime të konsiderueshme të trurit të fetusit.

Doktorët deri më tani kanë besuar se efektet neurologjike që shihen në gjysmën e të sëmurëve me COVID-19 janë rezultat i një reagimi të tepërt të sistemit imunitar i njohur si një stuhi citokine që gjithashtu shkakton inflamacion të indeve të trurit sesa depërtim të drejtpërdrejtë të virusit.

Duke studiuar indet e trurit të rritura në laborator, ekipi zbuloi se virusi SARS-CoV-2 është i aftë të infektojë qelizat e sistemit nervor dhe më pas të përdorë vetë neuronet për t’u kopjuar.

Qelizat e infektuara bënë që qelizat përreth të vdisnin duke i privuar nga oksigjeni që u duhej për të jetuar.

Një nga argumentet kryesore kundër teorisë së aftësisë së virusit për të depërtuar direkt në tru ishte se trurit i mungojnë nivelet e mjaftueshme të proteinave ACE2 me të cilat lidhet coronavirusi dhe e cila është e bollshme në organe të tjera si mushkëritë.

Sidoqoftë, ekipi zbuloi se kishte mjaft proteinë ACE2 në indet e trurit të rritura në laborator për të lehtësuar depërtimin e virusit dhe se kjo proteinë ekzistonte gjithashtu në indet e trurit të pacientëve të vdekur. Prania e coronavirusit u zbulua në trurin e tre pacientëve që vdiqën nga COVID-19.

Në zonat e infektuara, nuk kishte asnjë shenjë se ato ishin të përshkuara nga qelizat e sistemit imunitar të tilla si qelizat T që nxitojnë në vendet ku viruset e tjerë si virusi zika ose virusi herpes duket se i shkatërrojnë ato.

Kjo sugjeron që një sistem imunitar tepër aktiv, i njohur si stuhia e citokinës, i cili është përgjegjës për pjesën më të madhe të dëmtimit të mushkërive te pacientët me COVID-19, mund të mos jetë shkaku kryesor i simptomave neurologjike te këta pacientë.

Një nga hipotezat e shkencëtarëve ishte se hunda mund të përfaqësojë rrugën e hyrjes së virusit në tru, por autorët e studimit deklarojnë se kjo duhet të konfirmohet nga hulumtimi.

Ata shtuan se më shumë autopsi ishin të nevojshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të trurit në vdekjet nga COVID-19. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori