LAJMI I FUNDIT:

A keni pirsing?

A keni pirsing?

Shumë njerëz i kanë veshët e shpuar. Mirëpo shumë prej tyre kanë edhe vathë në hundë, në vetulla, në gjuhë, në buzë, në thimtha, në kërthizë, madje edhe në gjenitale.

Fatmirësisht pirsingu nuk është i përhershëm sikur tatuazhi, sepse mund të largohet, ndërsa pas kësaj lëkura rikuperohet duke lënë një shenjë shumë të vogël, e cila do t’ua kujtojë “çmendurinë e modës”.

Pirsingu, i cili kohëve të fundit është bërë shumë i popullarizuar ndërmjet personave të moshave 18-22-vjeç, mund të sjellë deri te shfaqja e sëmundjeve serioze të gjakut. Hulumtimet kanë treguar se femrat tri herë më shumë se meshkujt vendosin pirsing, dhe pirsingu është më i popullarizuar te të rinjtë.

Pjesët më të popullarizuar të trupit ku vendoset pirsingu janë: kërthiza (33%), hunda (19%), veshët (13%), thimthat (9%) vetullat (8%), buzët (4%), gjenitalet (2%).


Pas vendosjes së pirsingut, reagimi i zakonshëm është se do të ndjeni një dhimbje të lehtë në pjesën e trupit ku e keni vendosur atë, pastaj mund të keni ënjtje, ose nëse bëhet fjalë për pirsingun në gjuhë- mund të rritet prodhimi i pështymës. Mirëpo, gjërat mund të shkojnë keq nëse keni: infeksion kronik, gjakderdhje të pakontrolluar dhe të vazhdueshme, shenjë të dallueshme, hepatit B dhe C, tetanus, alergji të lëkurës në bizhuteri, ulcera purulente, inflamacione dhe dëmtim të nervave.

Varësisht nga pjesa e trupit ku është vënë pirsingu, koha e rikuperimit është nga disa javë në disa vite. /Telegrafi/