LAJMI I FUNDIT:

A janë çrregullimet anksioze vetëm në mendje?

A janë çrregullimet anksioze vetëm në mendje?

Sipas një artikulli të botuar në revistën, The Journal of Nuclear Medicine, shkencëtarët kanë gjetur një lidhje ndërmjet aktivitetit të ndryshuar të dopaminës dhe çrregullimit social të anksiozitetit.

Duke përdorur tomografinë e kompjuterizuar i cili emeton një foton të vetëm (SPECT), shkencëtarët holandezë kanë mundur të zbulojnë dallimet biokimike në trurin e individëve me çrregullim të gjeneralizuar të anksiozitetit social (të njohur edhe si fobia sociale), duke dhënë fakte për një shkaktar biologjik i cili ndikon në shfaqjen e këtij çrregullimi.

Në studim është krahasuar dendësia e elementeve në sistemet neurotransmitive të serotoninës dhe dopaminës, në trurin e 12 personave të diagnostikuar me çrregullim social të anksiozitetit, por të cilët nuk kishin marrë barna për mjekimin e tij. Ndërsa nga ana tjetër është analizuar edhe grupi i kontrollit prej 12 personave të shëndoshë të cilët janë përshtatur në moshë dhe gjini me të sëmurët, me qëllim që të bëhet krahasimi.


Të dy grupeve u është injektuar një përbërës radioaktiv i cili lidhet me elementet e sistemeve të serotoninës dhe dopaminës në tru. Pasi është administruar, radio-gjurmuesi ka zbuluar ndryshimet funksionale në këto sisteme duke llogaritur lidhjet radioaktive në talamus, mezencefalon dhe pons (të cilët veprojnë me serotoninë) dhe në striatum (që vepron me dopaminë). Aktiviteti i ndryshuar në marrjen e elementeve të sistemeve përkatëse në këto regjione ka nxitur një nivel më të lartë në çrregullimin e funksionit.

“Ky studim jep të dhëna të drejtpërdrejta për përfshirjen e sistemit dopaminergjik në çrregullimin social të anksiozitetit te pacientët të cilët nuk kanë marrë paraprakisht barna. Kjo demonstron se anksiozitetit social ka për bazë një komponentë fizike të varur nga truri”, ka thënë udhëheqësi i studimit Dr. van der Wee.

Serotonina dhe dopamina (neurotransmiterë, ose substanca të cilat janë përgjegjëse për bartjen e sinjaleve nga një neuron në tjetrin) veprojnë në receptorët e trurit. Nëse neurotransmiterët nuk janë në baraspeshë, sinjalet nuk mund të shpërndahen në mënyrë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori