A iu nevojite shqiptarëve “Big brother”?

Pa dyshim spektaklet mediatike në stilin e një relativ show tipik për një shoqëri konsumuese të shekullit XXI, me siguri i ka adhuruesit e vetë në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar të cilin gjatë proceseve të ndërlikuara ndërkombëtare i vendosën fuqitë e mëdha ë për të cilët ne kemi predispozita ti emërtojmë të pa drejtë fare duke mos kritikuar veprimet tona klanore, regjionale dhe në thelb jo produktive e të cilat i kanë shfrytëzuar gjatë historisë fqinjët tanë si serbët, grekët apo italianët pasi këtë iu kemi mundësuar vet ne.
Në atë entuziazmin e madh pas ndryshimeve politike në Shqipëri në vitet e nëntëdhjeta një plak i mençur me pat thënë se deri tek bashkimi i të dy pjesëve të kombit duhet kohë e gjatë pasi ka ndryshime të mëdha në filozofin jetësore si rezultat i regjimeve gati një shekullore komuniste dhe njëmendësisë së tij, për fat të keq të gjitha këto i vërtetoi koha dhe realiteti aktual gjithëshqiptar.
Sot në shekullin e teknologjive të përparuara dhe në kohën e globalizmit kopjimin e disa fenomeneve shoqërore të shteteve të zhvilluara do të kenë vetëm efekte negative, kontra-produktive me pasoja shumë të rënda për tërë shoqërinë shqiptare. Do të isha i lumtur kur ne të jemi në gjendje të organizojmë spektakle televizive, muzikore apo filmike dhe të tjera me tepih të kuq si rezultat i të arriturave shoqërore e jo vetëm të emitojmë shoqëritë e zhvilluar. Pas shumë promovimeve të ndryshme muzikore, filmike e tjera, kulminacioni i të gjitha këtyre dukurive pa dyshim është spektakli “Big Brother” i cili së pari pati sukses në vendin e origjinës Holandë e pastaj në tërë botën perëndimore si rezultat i situatës shoqërore të krijuar me dekada ku elementi i TJETËSIMIT është dominantë.
Shtrohet pyetja përse lindi nevoja për një veprim (projekt) të tillë në shoqërinë perëndimore? Në dekadat e fundit të shekullit të kaluar (XX) këtë shoqëri e kishte kapluar një krizë identiteti e paraqitur në shkatërrimin e celulës thelbësore të shoqërisë-familjen. Raportet ndër njerëzore e kanë humbur kuptimin ekzistencial, dominon një tjetërsim i pa parë gjatë evoluimit të kësaj shoqërie super të zhvilluar ekonomikisht. Janë këto disa nga arsyet për të sanuar këto degradime shoqërore të cilat në kohët e fundit janë shumë brengosëse pasi problematika e drogës, sida dhe homoseksualizmi po ndikojnë dhe po rrezikojnë edhe reproduksionin e thjesht të popullsisë, e për degjenerimet tjera të gjeneratave të reja as që vlen të diskutohet pasi ato janë dukuri shumë normale për ata e shumë të huaja për mentalitetin shqiptar, na pengojnë shumë por ai është realitet në shekullin 21. Më kujtohet para shumë viteve një film artistik vizionar (futuristik) ku njerëzit e një civilizimi ideal, të gjitha të arriturat e tyre ideale do ti falnin vetëm për “dashuri njerëzore” e cila iu mungonte, si duket kjo ka filluar të bëhet realitet në shekullin 21.
Përse neve nuk na duhet një “Big Brother” në kushtet shqiptare, të ne ende dominon respekti ndaj familjes, fëmijëve të porsalindur, të ma të vjetrit, ndaj vlerave të mirëfillta civilizuese që është vështirë të zhdukën nga vetëdija e popullit ton. Posaçërisht është evidente simpatia e verbër ndaj të huajve e cila shpesh është keqpërdorur posaçërisht në dy dekadat e fundit. Është kjo një traditë që përcillet brez pas brezi me shekuj që shumë popuj të tjerë e kanë humbur. Nëse dëshirorët të shfrytëzohet kjo amulli e identitetit kombëtar e cila është rezultat i veprimeve tona të pa kontrolluara të bazuara ekskluzivisht në baza korruptive e si rezultat e kemi këtë zhvillim të ulët në të dy anët e kufirit, atëherë autorët e emisionit tmerrësisht gabojnë pasi kriza e identitetit së pari njerëzor as përafërsish nuk tangon me shoqërinë e zhvilluar perëndimore si vendi ku ka lindur Big Brother, Holanda.
Para disa ditësh isha në varrezat e qytetit të Prishtinës, u impresionova nga përcjellja dinjitoze mortore e një të vdekuri të nderuar i cili nuk ishte as politikan as aktivist politik, por me punën e ndershme shumë vjeçare kishte lënë mbresa të pa kontestuara si në familjen e tij të respektuar ashtu edhe në tërë shoqërinë shqiptare. Aso respekti vështirë mundesh të vëresh të popujt tjerë duke u bazuar në ritualet e respektuara së pari qytetare e pastaj kanunore dhe fetare.
Ka pasur degjenerime të mëdha si në Shqipëri në vitin1997 apo në Kosovë në vitet e mbrapshta 1981 dhe pas vitit 1998, 1999 kur bota progresive intervenoi për të ndalur veprimet represive dhe asimiluese të serbëve ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Mënyra graduale, perfide e pa vërejtur e degjenerimit të popullit shqiptarë është prezentë që shumë vite në tërë hapësirën shqiptare e bazuar në naivitetin tonë kronik.
Nuk e kamë pasur të qartë as që do ta kamë ndonjëherë përse rendet e gjata në Prishtinë për të blerë kartelën mbushëse, apo gjatë 24 orëve të përcillet programi televiziv ku prezantohej emisioni Big Brother. Ishte kjo një fushatë propagandistike gebelsiane ndihmuar edhe nga disa faktorë politik të cilët nuk hizetuan të përkrahin qëndrimet destruktive të huaja për mentalitetin shqiptar.
Kishte për çdo ditë rresht tre muaj emetime direkt televizive të pjesëmarrësve në projekt, ishte thjesht nënçmuese sjellja e aktorëve të spektaklit, asgjë nuk kishte të përbashkët me mentalitetin tonë, mjerisht të gjithë i përkrahnin veprimet e tilla pa analizuar pasojat e ardhshme së pari për ne si dhe për gjeneratat e ardhshme. Pos intrigave tipike të kohës aktuale, dialogëve dhe bisedave primitive dhe provinciale asgjë progresive nuk kishte. Neve nuk na nevojiten thashë e thënët të cilat i kemi në çdo hap e për fat të keq me t cilat jetojmë. Lindja e “idhujve” të ri me përcjellje bombastike të medieve nuk ka asgjë të përbashkëta me këto degjenerime, përse veprohet kështu duke mos analizuar së paku pasojat shumë të rënda për popullin shqiptar në të dy anët e kufirit. Përse po mashtrohet populli ynë dhe po largohet nga problemet esenciale të kësaj shoqërie me emisione me vlera të dyshimta pik së pari morale e pastaj artistike, mendoi se kjo nuk na nevojitet, kthjelluni!




































