A iu nënshtrua ndërhyrjeve? Çfarë thuhet për ndryshimin drastik të aktorit Jim Carrey

Pas një mungese të gjatë në daljet publike, Jim Carrey, u shfaq në çmimet 'Cesar' në Paris më 27 shkurt, duke nxitur reagime të shumta për pamjen e tij.
Disa fansa e cilësuan 'të paidentifikueshëm' dhe në rrjet nisën spekulime për ndërhyrje estetike.
Kirurgu plastik Raffi Hovsepian, duke folur për RadarOnline, analizoi fotografitë e fundit dhe i krahasoi me ato të vitit 2024.

Sipas tij:
Pjesa e sipërme e fytyrës (balli dhe vetullat): duken në përputhje me plakjen normale te meshkujt, pa shenja tipike të ndërhyrjeve kirurgjikale.
Zona rreth syve: shihet vetëm një rënie e lehtë e lëkurës dhe hollim natyral, pa prova për operacion të kapakëve.
Pjesa e mesme e fytyrës (faqet): vërehet pak më shumë volum; kjo mund të vijë nga përdorim i moderuar i mbushësve me acid hialuronik ose nga ënjtje e përkohshme pas trajtimit.
Pjesa e poshtme (nofulla): vijë më e butë e nofullës, gjë shumë e zakonshme me kalimin e moshës.
Përfundimi i tij është se pamja e Carreyt shpjegohet kryesisht nga procesi natyror i plakjes, me mundësi për korrigjime të vogla estetike, jo nga ndërhyrje drastike apo të dështuara. /Telegrafi/



























































