A do të rikthehet Mbappe për ndeshjen kundër Alaves?

Real Madridi mund të duhet të përballet me sfidën e radhës në La Liga ndaj Alaves pa sulmuesin e tyre kryesor, Kylian Mbappe, i cili dyshohet se nuk do të luajë për shkak të një dëmtimi.
Ylli francez ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, por qëndroi vetëm në stol gjatë gjithë takimit për shkak të shqetësimeve në muskujt e këmbës së majtë.

Frika tani është se dëmtimi mund të jetë serioz dhe mungesa e tij mund të zgjasë më shumë se sa pritej, duke i shtuar presion një skuadre që po kalon një periudhë të vështirë pas humbjes kundër Manchester Cityt.
Real Madridi pritet të marrë informacion të detajuar mbi natyrën dhe shkallën e dëmtimit të sulmuesit francez, i cili ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit këtë sezon. /Telegrafi/


















































