LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 4° clearsky_night

Njëmbëdhjetëvjeçarja nga Podujeva boton librin e saj të parë

Njëmbëdhjetëvjeçarja nga Podujeva boton librin e saj të parë

Inara Hajdari një vajzë 11-vjeçare nga Podujeva, që  është në klasën e pestë, ka arritur të shkruajë dhe botojë librin e saj të parë me popezi, që titullohet “Thurjet e para”.

Në një intervistë për Telegrafin, Inara Hajdari autorja e vogël e librit tregoi se si kishte filluar të shkruaj, madje ajo tregoi se mban mend edhe poezinë e saj të parë të cilën ia kishte kushtuar gjyshes së saj.

Inara Hajdari, autore e librit

“Unë kam filluar duke i shkruar disa vargje, pastaj ia kam treguar gjyshes. Ajo më ka thënë pse nuk po i mbledhë në një fletore dhe këto vargje mundesh me i transmetua në një libër. Poezia ime e parë ishte gjyshja ime, ia kam dedikuar gjyshes sime”, u shpreh ajo.


Ndërsa, familjarët e saj nuk mbahen dot nga emocionet kur flasin për vogëlushen e tyre, gjyshja e saj Mirsime Hajdari, tregon për Telegrafin se si e kishe vërejtur talentin e mbesës së saj.

“Unë e vërejta Inaren qysh herët diku nga mosha 5 vjeçare që ka talent. Edhe filloi me thurë vargje, vinte mi thoshte mua drejtë për drejtë. Ka qenë ideja ime i kam thënë Inara po m’ duket se ke prirje për shkrim, vazhdo të shkruar por ti mbash në fletore dhe nuk i dihet një ditë mund edhe ta botosh një libër”, tha ajo.

Mirsime Hajdari, familjare e Inares

Gjithashtu ky sukses i mbesës së saj e bën atë të ndihet më krenare se kurrë.

“Shumë krenare.Shumë emocionuese. Shumë të lumtur, në një mënyrë që kjo ka mbërri të bëhet ndoshta poetja më e re”, përfundoi Mirsine Hajdari./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Scholz mbron telefonatën me Putinin – jep “lajmin e keq” para gazetarëve në Berlin

Scholz mbron telefonatën me Putinin – jep “lajmin e keq” para gazetarëve në Berlin

Botë
Merr fund aventura e Neymarit tek Al Hilal – braziliani ka arritur marrëveshje me klubin e ri

Merr fund aventura e Neymarit tek Al Hilal – braziliani ka arritur marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht

Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda konfirmon dy mungesa për ndeshjen ndaj Lituanisë – kërkon nga ekipi përkushtim maksimal

Foda konfirmon dy mungesa për ndeshjen ndaj Lituanisë – kërkon nga ekipi përkushtim maksimal

Përfaqësuesja e Kosovës
Banori i ri me deklaratë tronditëse: Femrat si puna e Gresës duhet me i lidh dhe me i rrah me thupër

Banori i ri me deklaratë tronditëse: Femrat si puna e Gresës duhet me i lidh dhe me i rrah me thupër

Magazina
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori