LAJMI I FUNDIT:

Drama vazhdon, ish-bashkëshorti ia publikon përgjimet telefonike – Drenusha Latifi vazhdon të reagojë përmes mesazheve mbështetëse

Drama vazhdon, ish-bashkëshorti ia publikon përgjimet telefonike – Drenusha Latifi vazhdon të reagojë përmes mesazheve mbështetëse
Drenusha Latifi dhe Atilla Kardesh (Foto: Kosova Today)

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, këto ditë është bërë temë e mediave rozë pas denoncimit të dhunës që ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar mbi të.

Mesa duket, çifti kanë pasur një jetë mjaft kaotike viteve të fundit në Suedi, duke qenë se nuk kanë gjetur mirëkuptim dhe kanë shkuar drejt divorcit.


Si kundërpërgjigje ndaj akuzave, ish-bashkëshorti i saj Atilla Kardesh, a publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare.

Në videon e publikuar nga ai, Latifi dëgjohet duke qarë dhe bërtitur në telefon, teksa i kërkon atij që të shkojë për t’i marr me fëmijët.

Kundrejt kësaj video, Drenusha ka nuk ka bërë një reagim specifik, teksa ka publikuar me qindra mesazhe mbështetëse që i ka pranuar nga ndjekësit në rrjetet sociale.

"Të lutem babi ndalu", Drenusha tregon thirrjet që vajza e saj ia bënte ish-burrit në momentet agresive mes prindërve
Lexo po ashtu "Të lutem babi ndalu", Drenusha tregon thirrjet që vajza e saj ia bënte ish-burrit në momentet agresive mes prindërve

Mes të tjerash, këngëtarja e këngës “Oxygen” ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një mesazh mbështetës nga modelja e njohur, Juliana Nura, e cila njihet si avokuese e fortë e të drejtave të grave.

Foto: Drenusha Latifi/InstaStory

Xhuli ka rishpërndarë një postim nga influencuesja Ina Kollçaku, e cila ka dënuar dhunën e bashkëshortit të ushtruar mbi ish-missin kosovar, sipas akuzave të saj.

Drenusha përndryshe ditë më parë në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, publikoi edhe fotografitë tronditëse të saj, ku shihej e gjymtuar teksa dëshmonte dhunën e ushtruar mbi të. /Telegrafi/

Foto: Drenusha Latifi/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Magazina
Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën

Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën "Queen"

Magazina
Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Magazina
Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi

Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi

Magazina
Kalo në kategori