LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Messit nga Inter Miami vetëm çështje kohe?

Largimi i Messit nga Inter Miami vetëm çështje kohe?

Lionel Messi mund të largohet nga Inter Miami pas më pak së një viti që prej se u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë njëri nga ish-bashkëlojtarët e tij.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë u transferua në Miami gjatë verës, pas një aventure dy vjeçare me kampionët francez PSG, me të cilët shënoi 22 gola në Ligue 1.


Messi thuhej se ka refuzuar oferta më fitimprurëse nga Lindja e Mesme në favor të kalimit tek ekipi i Inter Miamit që është në pronësi të David Beckham.

Argjentinasi nuk dëshpëroi me paraqitje dhe ishte një nga lojtarët më të mirë për ekipin amerikan ne Kupën e Ligës, duke shënuar dhjetë gola në gjashtë paraqitje.

Messi e pyeste gjithmonë Agueron për të njëjtin lojtar te Manchester City
Lexo po ashtu Messi e pyeste gjithmonë Agueron për të njëjtin lojtar te Manchester City

Por, të njëjtën formë Messi nuk arriti ta mbajë edhe në Major League Soccer (MLS) pasi aty kishte shënuar vetëm një herë në gjashtë ndeshje.

Fituesi i Kupës së Botës ka insistuar se ai është i lumtur që është pjesë e Inter Miamit, por ish-bashkëlojtari i tij te Argjentina, Sergio Aguero ka paralajmëruar një rikthim sensacional të tij tek Barcelona.

Ish-sulmuesi i Cityt ka thënë se ai mendon që është ‘vetëm çështje kohësh’ para se Messi të rikthehet në “Camp Nou”.

“Leo gjithmonë ka thënë se e do Barcelonën, ai ende ndihet shumë i lidhur me klubin dhe qytetin”, ka thënë Aguero për mediumin spanjoll AS.

Mediat spanjolle: Messi tradhtoi gruan e tij me një gazetare të sportit, po divorcohet pas 15 vitesh martesë?
Lexo po ashtu Mediat spanjolle: Messi tradhtoi gruan e tij me një gazetare të sportit, po divorcohet pas 15 vitesh martesë?

Përkundër pretendimeve të tij, Aguero e bëri të qartë se ata nuk kanë biseduar specifikisht për rikthimin e tij duke thënë se kjo temë “nuk ishte diskutuar”.

Miqësia e Messit dhe Agueros i ka fillet që në vitet e hershme të kësaj dyshe kur ata filluan të ndajnë dhomën së bashku gjatë kohës kur luanin për Argjentinën.

Messi shpenzoi më shumë se dy dekada te Barcelona duke shënuar plotë 474 gola mes viteve 2004 dhe 2021./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori