Transgjinorja Edona James është kthyer në një prej personazheve më të përfolur të momentit në mediat shqiptare.
E krejt kjo falë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ku prej disa javësh është votuar si një prej banoreve më të preferuara të publikut.
Megjithëse daljet në mediat shqiptare i ka pasur të pakta, Edona nuk ka qenë një emër i panjohur për publikun gjerman.
Përveçse kishte marrë pjesë në Big Brother të Gjermanisë, bukuroshja nga Suhareka ishte bërë e famshme edhe për aferën e saj të dikurshme me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg.
Media gjermane Libertatea, kishte shkruar disa vite më parë se si Edona kishte pretenduar se nga viti 2010 deri në vitin 2013 kishte bërë seks disa herë me ish-futbollistin e madh gjerman Stefan Effenberg, por që nuk është paguar kurrë “sa duhet” për përballjet e dashurisë.
“Ky njeri më përdori seksualisht, e përdori trupin tim, por, ja! Zotërisë Effenberg gjithçka i lejohet”, kishte deklaruar bukuroshja për mediat gjermane në vitin 2015.
“Për shkak të zotërisë Effenberg, unë u desh të shkoja te psikologu. Kurrë nuk më paguante sa duhet, sepse çdo herë ishte nën ndikimin e drogës”, theksoi Edona James në paraqitjen e saj përpara gjykatës në Munchen.
Edona James shtoi se Stefan Effenberg, që i detyrohej asaj 5,000 euro, e ka kërcënuar me reprezalje, nëse do të bënte publike gjithë këtë skandal.
“Më tha se do të më hidhte acid në fytyrë, nëse nuk e mbyll gojën”.
Edhe pse me këto zbulime, gjykata nuk i dha të drejtë Edona James aso kohe, por ajo ka njoftuar se do të apelojë.
Gjithashtu, transgjinorja nga Kosova kishte rrëfyer edhe se si kishte kryer marrëdhënie seksuale me Effenbergun në vilën e tij, edhe pse aty ishte edhe Claudia, bashkëshortja e ish-futbollistit.
“Effenbergu më tha se Claudia e dinte dhe nuk duhet të shqetësohesha, sepse ata kishin një martesë të hapur”.
Stefan Effenberg, fituesi i Ligës së Kampionëve në vitin 2001 me Bayern München, është një ndër lojtarët më kontroversë në historinë e futbollit gjerman.
Në vitet ’90, pasi u nda nga ish-bashkëshortja e tij, filloi një aventurë me Claudian, e cila atëherë ishte gruaja e Thomas Strunz, shokut të tij të ekipit në Bayern.
Stefan dhe Claudia u martuan në vitin 2004. Në Kampionatin Botëror të vitit 1994, Effenberg u tregoi gishtin e mesëm tifozëve që e fërshëllitën për lojën e dobët, duke bërë që zyrtarët e Kombëtares së Gjermanisë ta dërgonin atë në shtëpi.
Në vitin 2001 u akuzua se kishte sulmuar një grua në një klub nate, ndërsa në vitin 2002 deklaroi në një intervistë për revistën “Playboy” se të papunët në Gjermani ishin shumë të përtacë për të kërkuar punë, gjë që acaraoi popullin gjerman në atë kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Irina Shayk mahnit me një veshje të zezë, teksa po lundronte me një varkë në fushatën e re të Michael Kors
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij
Shanna Moakler pozon me bikini në dyvjetorin e martesës së ish-bashkëshortit të saj Travis Barker me Kourtney Kardashian
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë