LAJMI I FUNDIT:

David Beckham shkon me sandale me çorape në Javën e Modës në Paris

David Beckham shkon me sandale me çorape në Javën e Modës në Paris
Cruz Beckham, Harper Beckham dhe David Beckham në Javën e Modës në Paris (Foto: Getty Images)

David Beckham u paraqit në Javën e Modës në Paris me fëmijët e tij për të mbështetur Victorian, e cila prezantoi koleksionin e saj më të ri.

Ata ishin në shoqërinë e Anna Wintour, kryeredaktoren e “Vogue” dhe e ndoqën sfilatën nga rreshti i parë.

David tërhoqi vëmendjen me një kombinim të pazakontë të modës – pasi ai mbërriti në sfilatë i veshur me një kostum dhe një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe me të kombinoi çorape të bardha dhe sandale kafe.

Cruz Beckham, Harper Beckham dhe David Beckham në Javën e Modës në Paris (Foto: Pierre Suu/GC Images)

Fotografitë e futbollistit të pensionuar u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

“David po përpiqet të nisë një revolucion në modë”, “Moda po ndryshon vërtet”, “Beckham duket sikur është nga Ballkani”, ishin disa nga komentet më interesante.

Cruz Beckham, Harper Beckham dhe David Beckham në Javën e Modës në Paris (Foto: Marc Piasecki/GC Images)

Beckham përndryshe ka qenë mjaft i përfolur këto kohë, pasi pak ditë më parë ka postuar një video në të cilën ai dhe vajza e tij Harper (12 vjeçe) po përgatiteshin për sfilatën e Victorias.

Ai mund të shihet në video teksa puth në buzë vajzën e tij duke shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Cruz Beckham, Harper Beckham dhe David Beckham në Javën e Modës në Paris (Foto: Marc Piasecki/GC Images)

Gjegjësisht, çifti Beckham njihen për afrimin fizik me fëmijët e tyre dhe më herët David ka publikuar video ku shihet duke puthur vajzën e tij. /Telegrafi/