LAJMI I FUNDIT:

NE TË DY

NE TË DY

Poezi nga: Edvard Kocbek
Përktheu: Maksim Rakipaj

Shiko: je këtu
këtu jam edhe unë
për njëri tjetrin të huaj.

Shiko: je tani
tani jam edhe unë
të dyve s’na mban vendi.


Të dy jemi unë,
të dy jemi ti,
dy shpirtra në një të fshehtë.

Të dy jemi diçka,
të dy jemi një pse,
të dy një lak dashurie.