LAJMI I FUNDIT:

Lirohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Lirohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka treguar se është liruar drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili.

Kamberi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar.


Lexoni të plotë, pa ndërhyrje postimin e Kamberit:

Jemi mirë. Jemi liruar nga organet e policisë në Bujanoc. Filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar.

Viti 2023.

Vendi Bujanoc. Ballkani Perëndimor.

Policia dhe shërbimi në aksion.

Qëllimi: Sulm ndaj kulturës, traditës e identitetit kombëtar

Autorët gjysmë të njohur.

I paqartë është motivi i angazhimit kaq të madh i policisë në Bujanoc për të marr në bisedë informative dhe për të ndaluar premierën e dy filmave të aktorëve shqiptarë një ditë para se ata të shfaqen.

Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë.

Parandaluan premierën për pretendimin rreth përmbajtjes në vend që të lejonin që përmbajtjen ta mësojnë nga premiera.

“Heshtje vret” dhe “I pabesi” janë emrat e dy filmave të ndaluar.

E emrat e tyre sikur na dërgojnë edhe porosi.

Për të mos na vrarë heshtja duhet të flasim e veprojmë. Prandaj në cilësin e deputetit popullor do të i drejtohem institucioneve përgjegjëse për të kërkuar sqarime rreth këtij veprimi të shëmtuar dhe do të njoftojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare për veprimet që ushtrohen ngaj shqiptarëve të Luginës.

Filmat do t’i shohim.

Në premierën edhe më të madhe se sa do të ishte kjo e sodit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori