LAJMI I FUNDIT:

Guardiola flet për përballjen finale me Interin: Në Stamboll për ta bërë ëndrrën realitet

Guardiola flet për përballjen finale me Interin: Në Stamboll për ta bërë ëndrrën realitet

Manchester City rikthehet në finalen e Ligës së Kampionëve pas dy viteve mungesë.

Kampioni në fuqi i Anglisë do të përballet me gjigantin italian Inter, që gjithashtu kërkon triumfin e madh në Stamboll.


E për këtë duel shumë të rëndësishëm për të dyja skuadrat ka folur trajneri i Cityt, Pep Guardiola, duke thënë se shkojë në Stamboll për ta bërë ëndrrën realitet.

“Jemi kthyer atje ku ishim dy vjet më parë. E rëndësishme është të jesh atje pas disa vitesh. Kjo është ajo që e bën një klub një klub të madh. Këtu mësova se emocioni i tepërt nuk është për ne”.

Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt e ndjejnë presionin para finales me Interin
Lexo po ashtu Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt e ndjejnë presionin para finales me Interin

“Do të shkojmë në Stamboll për të bërë realitet një ëndërr dhe do të përpiqemi të bëjmë një lojë të mirë”, tha trajneri katalana

Pep ende nuk e ka harruar finalen e humbur nga Chelsea, teksa thotë se ka arritur mjaftë sukses deri më tani në Ligën e Kampionëve.

“Ne patëm mundësinë dy vjet më parë, nuk ia dolëm. Këtë vit do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Si trajner, kam arritur në dhjetë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe kam në tri finale, duke fituar dy me Barcelonën. Jam në finalen time të katërt si trajner”.

Guardiolan e tradhtuan lotët në triumfin e FA Cup
Lexo po ashtu Guardiolan e tradhtuan lotët në triumfin e FA Cup

“Liga e Kampionëve më ka dhënë më shumë sesa mund ta imagjinoja. Futbolli jep dhe merr. Jeta është plot me padrejtësi, por gjithçka që është e padrejtë për mua është e drejtë për Atléticon e Madridit, për Realin dhe gjithashtu për Barcelonën”.

“Kështu shkon Bota. Ne duam gjithmonë e më shumë… dhe kjo është e gabuar. Duhet të jesh ambicioz… por jo lakmitar”.

“Shumë klube kanë shkatërruar projekte dhe ide sepse nuk arritën ta fitonin Ligën e Kampionëve. Të tjerët u bënë klube të mëdha sepse ia dolën. Edhe nëse nuk mendoj kështu, e kuptoj se gjithçka që kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve do të ketë kuptim për të tjerët vetëm nëse fitojmë”.

Guardiola pas triumfit në FA Cup: Tani mund të flasim për tripletën, Manchester City gjithmonë në zemrën time
Lexo po ashtu Guardiola pas triumfit në FA Cup: Tani mund të flasim për tripletën, Manchester City gjithmonë në zemrën time

“Nëse nuk fitojmë, gjërat do të duket se do të kenë më pak kuptim: do të jetë pak e padrejtë, por duhet ta pranojmë. Ne gjithashtu duhet të pranojmë se, nëse duam të bëjmë një hap përfundimtar dhe të jemi një klub i madh, duhet të fitojmë në Evropë. Duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve”, tha Pep. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori