Këto kombinime theksojnë vijat e trupit, fshehin peshën e tepërt dhe zgjasin vizualisht figurën
Sot, moda nuk njeh përmasat, gjatësinë apo ngjyrën e lëkurës, si dikur. Moda përfaqëson stilin personal, shprehjen, lirinë, veçantinë.
Rrobat mund të nxjerrin më të mirën te ne vetëm nëse zgjedhim gjërat e duhura. Prandaj, zonjat më të shëndosha mund të fshehin kilogramët e tepërt dhe të nxjerrin në pah linjat e tyre në mënyrën e duhur.
Ne ju sjellim disa rregulla me të cilat mund të dukeni hyjnore pavarësisht se jeni mbipeshë. Gjithashtu, këto rregulla na bëjnë vizualisht të dukemi më të holla, transmeton Telegrafi.
1. Zgjidhni pantallonat me bel mesatar ose të lartë
Edhe pse pantallonat me bel të ulët po kthehen në modë, kjo nuk do të thotë që duhet t’i vishni vetëm për të qenë në modë. Bëni ndryshe dhe zgjidhni pantallonat që shkojnë lart mbi ijët, sepse ai model formon bukur belin dhe mbulon stomakun. Gjithashtu zgjat vizualisht këmbët.
2. Kushtojini vëmendje ngjyrës së xhinseve
View this post on Instagram
Nëse jeni duke blerë xhinse, mbani në mend se xhinset blu të errëta zgjasin vizualisht këmbët tuaja. Përveç kësaj, kjo ngjyrë kombinohet në mënyrë perfekte dhe është shumë elegante.
3. Theksoni belin
Forma e orës së rërës konsiderohet shumë tërheqëse, ndaj është shumë e rëndësishme të theksoni sa më shumë belin. Një zgjedhje e mirë për këtë është një rrip i hollë që vendoset mbi një bluzë, fustan mbështjellës, këmisha ose pulovra të shkurtra.
4. Ngjyra të ndritshme dhe printime
View this post on Instagram
Edhe pse qëndrimi i mëhershëm ishte se ngjyrat e ndezura duhet të shmangen, të gjithë stilistët e njohur të modës nuk janë dakord me këtë. Mund të vishni lirisht ngjyra të ndezura, por gjithashtu duhet të keni kujdes që të mos zgjidhni materiale të holla dhe jo cilësore, e sa i përket printit është gjithmonë e rëndësishme që ai të jetë në përpjesëtim me figurën tuaj.
5. Vijat si dezen dominues në gardërobë
Vijat horizontale nuk janë padyshim zgjedhje e lumtur për të gjithë ato që duan të duken vizualisht më të holla në një kombinim të caktuar veshjesh. Megjithatë, jo çdo model me vija e ka efektin e përmendur – p.sh. Modele të shumta me vija që janë asimetrike mund t’ju zgjasin. Zgjidhni një veshje me vija që përkulen nga brenda dhe do të shihni se sa do të keni sukses të theksoni belin dhe figurën tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Tekstilet Lino
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe