LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Elbasan, akuzohen për korrupsion

Arrestohen dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Elbasan, akuzohen për korrupsion

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka caktuar masat e sigurisë për katër persona që ushtrojnë funksione publike për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet e kryera deri më tani nga BKH, prokurorët dyshojnë se Çelnik Toska dhe Sefer Shuka në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe Lirian Taragjini e Lulzim Hasa kanë marrë në disa raste nga dy qytetarë përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proCedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është vendosur:


Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” për Lulzim Hasën, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për Çelnik Toskën, i dyshuar për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” për Zenel Taragjininin, i dyshuar për veprën penale, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore ” për Sefer Shukën, i dyshuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” për Lirian Taragjini, i dyshuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Masat e sigurisë janë ekzekutuar nga policia një ditë më parë, ndërsa hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vijim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori