LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Telefonata e Cholletit me Vuçiqin e la veriun të qetë

Ramadani: Telefonata e Cholletit me Vuçiqin e la veriun të qetë

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se betimi nën masa të mëdha sigurie të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, e dëshmon se situata atje mbetet në tensione të larta.

Sipas Ramadanit, qartësia që të mos ketë eskalime të situatës së sigurisë në veri erdhi pas telefonatës që këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ia bëri mbrëmë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.


“Por, qartësia që të mos ketë eskalim të situatës së sigurisë në kuptimin e incidenteve ka ardhur me telefonatën që këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka bërë me kokën e gjarprit, me Vuçiqin, i cili mbetet edhe më tej mbrapa organizimit të grupeve kriminale në veri”.

Erden Atiq merr detyrën si kryetar i Mitrovicës së Veriut, nënkryetare Katarina Axhançiq
Lexo po ashtu Erden Atiq merr detyrën si kryetar i Mitrovicës së Veriut, nënkryetare Katarina Axhançiq

“Ajo telefonatë është goditje në kokën e përgjegjësit ose nxitësit dhe financuesit të destabilizimit në veri, e që është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe strukturat e tij të sigurisë në Serbi e që veprojnë edhe në Kosovë”, është shprehur Ramadani në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai ka komentuar edhe ultimatumin që Lista Serbe ia dha kryeministrit Albin Kurti, për të cilin ka thënë se i njëjti s’vlen, teksa i ka bërë thirrje qeverisë që të ketë koordinim me aleatët.

“Bashkëpunimi apo ndërhyrja e fuqishme ndërkombëtare, duke e goditur përgjegjësin për këtë situatë ka shmangur tensionimin përmes incidenteve të mundshme. Kjo nuk zgjidhje e problemeve, por menaxhim i krizës”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori